E marta do të vijojë me reshje e kthjellime gjatë gjithë ditës.
Sa i përket zonave malore do të kemi prezencë të reshjeve të dëborës, të cilat do të jenë më intensitet të ulët.
Por sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak japin lajmin e mirë, nga dita e mërkurë pritet përmirësim i motit.
Përveç kthjellimeve të herëpashershme dhe alternimeve të reve me diell nga dita e mërkurë do të kemi edhe një rritje graduale të temperaturave.