Kryesore

Parashikimi i motit sot







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 25/09/20 |
mapo.al

Sot parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në Veri-Veriperëndim me intensitet deri mesatar e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.


Pas orës 15:00 në zonën Veriperëndimore (qarku Shkodër) reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formën e breshërit.


Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 5-10m/sek, në orët e mesditës e kryesisht të mbrëmjes era do të fitojë shpejtësi, hera-herës e vrullshme (stuhi ere) kryesisht në zonën veriore deri në 20-25m/sek.



Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 2.5-4.0 metër.


Më konkretisht temperaturat parashikohen:


zonat malore 12°C deri në 28°C
zonat e ulëta 15°C deri në 31°C
zonat bregdetare 17°C deri në 30°C


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas