Kryesore

Parashikimi i motit: Sot, dita më e nxehtë e javës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:41 - 25/05/21 |
mapo.al

Moti sot do të ketë në qarkullim masa ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere. Sot do të shënohet dita më e nxehtë e javës, me temperaturat deri më 34 °C






Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten.


Dendësimi i tyre do të vijë mesditen e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.







Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare.



Valëzimi në detë i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte.



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas