fbpx

Aktualitet

Parashikimi i motit/ Sot mbi 40 gradë, nga nesër ulen temperaturat





               Publikuar në : 08:36 - 13/08/19 |
mapo.al

Anticikloni Afrikano-Veriror mebtet protagonist edhe ditën e sotme në Gadishullin e Ballkanit i cili po ifluencon në Shqipëri dhe Kosovë temperatura mbi 40 gradë Celcius.


Sot (e Martë) do të mbetet e njëjta situatë meteorologjike. Moti do të jetë me diell në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 ballë me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten shumë të larta.



E Mërkurë dt 14 Gusht- Gradualisht do të kemi ndryshim të motit, do të afrohen masa ajri më të freskëta të cilat do të sjellin vranësira dhe rreshje shiu në veri gjatë pjesës se dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 ballë me lartësi vale 1,0–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.


Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Etiketa: , ,

Pas