Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta. Por, vranësira të shpeshta paraqiten në zonat Juglindore.
Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë Shqipërinë.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -6 gradë deri në 15 gradë celcius.