Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dukshme paraqiten në rajonin jugor-juglindor.
Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në vend.
Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 gradë deri në 17 gradë celcius.