Masat ajrore të qendrueshme do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë.
Për pasojë, kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë.
Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat malore përgjatë kufirit lindor.
Era do fryjë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi jug-perëndimor ndërsa në det dallgëzimi do të ngjitet deri në 4 ballë.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante në të dy ekstremet ditore duke luhatur vlerat termike nga 3 gradë deri në 23 gradë celcius.