fbpx

Aktualitet

Parashikimi i motit/ Zonat ku shfaqen vranësira, bien temperaturat






               Publikuar në : 08:44 - 14/08/19 |
mapo.al

Moti – E mërkurë, 14 Gusht 2019


Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell shira në zonat Veriore fillimisht dhe më pas shtrihen drejt zonave Qendrore dhe Lindore, duke e lënë Jugun e vendit me vranësira të lehta.



Temperaturat e ajrit do të ulen 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 36 °C.

Era do fryjë mesatre në tokë por e fort në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Moti – E enjte, 15 Gusht 2019

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore duke sjellë shira të përkohëshëm. Pritet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmtosferike duke bërë që gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas