Kryesore

Parashikimi i motit – Zonat që preken nga reshjet







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:02 - 29/09/20 |
mapo.al

Sipas MeteoAlb vendi ditën e sotme do të shoqërohet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cilat sjellin shira të izoluar në vend gjatë paradites.


Por mesdita dhe pasditja përmirësojnë gradualisht motin duke zhvendosur vranësirat dhe shirat e izoluar përgjatë kufirit lindor.


Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.



Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.


Kosova


Paraditja paraqitet me vranësira dhe rrebeshe afatshkurtër shiu në territorin e Kosovës, por mesdita dhe pasditja përmirësojnë kushtet e motit në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja mbizotërohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu në territorin e MV.

Vetëm orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin përmirësim të motit dhe ngadalësim të reshjeve.

Rajoni dhe Evropa

Veriu, Qendra e kontinentit dhe Ballkani Perëndimor paraqiten me vranësira

dhe rrebeshe shiu. Ndërsa në Alpet e Evropës dominojnë temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës. POR kthjellimet mbizotërojnë Gadishullin Iberik dhe Brigjet Greke.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas