Ekonomi

Parashikimi i zymtë/ 100 mijë të papunë nga pandemia deri në fund të vitit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 25/10/20 |
mapo.al

Qeveria parashikon se në fund të këtij viti, pandemia mund të krijojë afro 100 mijë të papunë në ekonominë vendase.


Parashikimet e zymta për tregun e punës janë bërë në relacionin e projektbuxhetit të vitit 2021, ku thuhet se niveli i papunësisë do të arrijë në 13.9% në fund të vitit, duke arritur normën e vitit 2017-ë, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm trajektorja e papunësisë do të zbresë në 12.2%, në nivele të ngjashme me ato të vitit 2018.


Në gjysmën e parë të vitit pandemia dhe tërmeti krijuan 50 mijë të papunë, ndërsa shkalla e papunësisë në rang vendi u rrit në 11.9%, kjo shifër parashikohet të rritet me 2 pikë përqindje deri në fund të vitit.



Gjatë periudhës së sezonit të verës tregu i punës mori një rigjallërim për shkak të turizimit, por mbyllja e tij në këtë periudhë dhe rëniet e shitjeve me vendet jashtë po mbajnë parashikime pesimiste për përmirësimin e tij.

Lexo edhe :  Të flasësh për koronavirusin në këtë lokal është e ndaluar

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore të të punësuarve pritet të tkurren këtë vit me 120 milionë Dollarë krahasuar me planin e fillimit të vitit, ndërsa ato të vitit 2021 do të jenë në nivele të ngjashme me vitin 2018.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas