Gjatë të shtunës kthjellime dhe vranësira kalimtare do të jenë prezente në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Gjithashtu dhe pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash , ku në zonat malore vranësirat do të jenë më të dukshme duke i lenë zonat bregdetare nën ndikimin e kthjellimeve dhe vransirave të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 8°C deri në 31°C.
Era do të fryjë lehte me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
E diel, 29 Shtator 2019
Sipas MeteoAlb, vijon ndikimi i motit të kthjellët në bregdet por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të paraqiten në zonat e ulta dhe malore. Parashikohet që mbrëmja dhe orët e natës të vijojnë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.