Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri. Pas ditëve të fundit të thata dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën.
Reshjet
Të mërkurë priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës.
Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli).
Temperaturat
Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 11 °C
në vendet e ulëta: 0 / 8 °C
në vendet malore: -5 / 3 °C
Era
Të mërkurën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Në zonat malore në Veri do të fryjë deri e fortë sot pasdite.