Aktualitet

‘Paratë ndahen me familjarët e Ramës’ – Kryemadhi: Gjyqet e humbura në arbitrazh të qëllimshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:03 - 14/10/20 |
mapo.al

Duke folur mbi disa nga proceset gjyqësore të humbura në arbitrazh nga Shqipëria, në Fax News Monika Kryemadhi u shpreh se humbja e atyre është bërë me qëllim.


Sipas Kryemadhit në të gjitha këto procese bashkëpunëtor është Edi Rama pasi ai ka dijeni për gjithçka ka ndodhur.


Por kryetarja e LSI garantoi se të gjithë do të përgjigjen para ligjit.



“Shqipërinë z. Rama gati e ka shitur, e ka bërë PPP, e ka bërë inceneratorë, kudo që të shkosh gjithçka është e shitur apo e privatizuar… Do shkojë haku te i zoti, sepse çdo gjë që ai ka bërë e ka bërë në mënyrë të paligjshme, e ka bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe për herë të parë do të ketë njerëz që do ta paguajnë me lirinë e tyre.”-tha kryetarja e LSI.


Ju kur të vini në pushtet do të kenë disa fatura të kripura, sepse janë disa gjyqe të cilat Edi Rama i ka humbur, disa të tjera janë në proces…

Lexo edhe :  Zgjedhjet në LSI - Pjesëmarrje masive nga anëtarësia e Vlorës (FOTO)

“Për një gjë jam e bindur që gjyqet që ka humbur Edi Rama, janë humbur në bashkëpunim me Edi Ramën dhe janë fatura të cilat jam e bindur se kompanitë që kanë fituar gjyqet nuk kanë për të marrë as 1/10-n e tyre dhe 90 për qind e parave të cilat bëhet sikur do të merren nga kompanitë e arbitrazhit do të ishin para që do të ndaheshin midis Edi Ramës dhe familjarëve të tij. Mjafton të shkosh në zyrat e arbitrazhit ndërkombëtar dhe të shikosh se si është bërë kjo procedurë dhe familjarët e tij të përfshirë në këto kompani. Kështu që do të tërhiqen të gjitha kompanitë që kanë hyrë në këtë allishverish me Edi Ramën.”-tha Kryemadhi.


Etiketa: ,

Pas