Aktualitet

Paratë në pusetë, si u identifikuan grabitësit e kambistit në mes të Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:40 - 06/05/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e kambistit Qani Zili, dy ditë më parë në mes të Tiranës. Mësohet se dy grabitësit, dhunuan fillimisht kambistin e më pas i morën paratë duke u larguar me shpejtësi nëpër rrugica






Gjatë arratisë, një prej grabitësve i fshehu paratë në një pusetë. Ky veprim, bëri që efektivët e policisë të identifikonin dy grabitësit aktivë, dhe informatorin.


Njëri prej tyre ra në prangat e policisë, ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim nga blutë e qytetit. Deri më tani i prangosur është 22-vjeçari Roni Spaho, i dënuar më parë për vjedhje.





Ai kishte rolin e informatorit duke lajmëruar dy bashkëpunëtorët për lëvizjet që po kryente 60-vjeçari kambist, Qani Zili. Në kërkim janë shpallur dy 26-vjeçarë, njëri i dënuar më parë për vjedhje e tjetri për plagosje të rëndë.

Lexo edhe :  Ambasadorja franceze në Tiranë, takim me kreun e PD Lulzim Basha


Çanta me para qëndroi e fshehur për dy ditë me radhë. Ajo ishte pikasur nga policia vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja. Por, hetuesit vendosën që dy oficerë policie të qëndronin aty deri në momentin që autorët do të shkonin ta merrnin.


Mbrëmjen e së mërkurës, Roni Spahu iu afrua pusetës ku bashkëpunëtorët e tij kishin lënë çantën, por në moment u kap nga policia.

Kamerat e sigurisë, dëshmia e 22-vjeçarit si dhe provat e fiksuara në motorin që përdorën autorët dhe e lanë në vendngjarje çuan në identifikimin e dy grabitësve të tjerë.

Tashmë tre të rinjtë akuzohen për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim, ndërsa policia mundi të sekuestrojë edhe shumën e parave të grabitura.

37


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas