Aktualitet

Paratë nuk e blejnë lumturinë, probleme në Kullën më luksoze të botës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 25/09/21 |
mapo.al

Probleme me ashensorët, me ujërat dhe zhurma të padurueshme, janë disa nga shqetësimet që kanë rezidentët miliarderë të një prej kullave me luksoze në botë në Manhatan të New York.






Banorët janë bërë bashkë dhe kanë ngritur padi ndaj ndërtuesit, për 1500 defekte që kanë konstatuar inxhinierët e pajtuar prej tyre.


Në padi thuhet se problemet e godinës e kanë bërë të palumtur jetesën e tyre.







Qiellgërvishtësi u hap në vitin 2015, njohur si kulla e miliarderëve.



Disa prej banorëve janë Jennifer Lopez dhe ish i fejuari Alex Rodrigez, Manjati saudit Fawaz Alhokait dhe një prej pronarëve të Tekilës.



Nga ana tjetër, pritet që të ketë edhe padi individueale.

Dëmshpërblimi që kërkohet është 250 milionë euro.

Banorët kanë folur për avari me elektricitetin, për shpërthime dhe tronditje të godinës.

Apartamentet aty kanë kushtuar dhjetra milionë dollarë.

Kompania ndëruese, nuk ka pranuar të flasë ende për mediat.

452


Etiketa: , , ,

Pas