Blog

Politikat Ekonomike në Fokusin e Biznesit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:31 - 20/06/20 |
Ing.Doc.Stefan Pinguli*

Parimet bazë të Demokracisë


Ing. Doc. Stefan Pinguli *


Për të arritur objektivat dhe qëllimin e reformimit të shtetit shqiptar është e domosdoshme të mbështetemi te parimet bazë të demokracisë, të pazbatuara në gati 30 vjet të tranzicionit shqiptar,siç janë: Legjitimiteti, Transparenca, Përgjegjshmëria dhe Gjithëpërfshirja. Këto parime bazëtë qeverisjes europiane janë përpunuar dhe konsoliduar në katër traktatet europiane, në atë ë Parisit (1951), të Romës (1956), të Mastritit (1992) dhe të Lisbonës (2007). Këto parime ngrihen mbi partikolaritetin politik dhe alternativizmin ideologjik. Në demokraci parimet janë më të rëndësishme se dhe vetë qeveritë, si trupa ekzekutive.


A. Legjitimiteti si parim i parë i demokracisë


Legjitimiteti përmban pushtetin e deleguar drejtpërdrejt ose përmes përfaqësimit nga sovrani. Populli e ushtron këtë pushtet me votën e lirë dhe të ndershme. Themeli i legjitimitetit është vota. Në tranzicionin shqiptar, legjitimiteti ka qenë gjithmonë i dyshimtë, i pjesshëm, i munguar, në një masë të konsiderueshme. Ky legjitimitet i munguar ose i cunguar ka ulur dukshëm besimin te politika dhe institucionet e dala prej saj. Rënia dhe mungesa e besimit qëndron në themelin e të gjitha krizave që po ballafaqohet sot Shqipëria dhe shqiptarët.

Filozofitë sektare të partive kanë prodhuar sisteme votimi ku predominon interesi vetjak mbi atë kombëtar duke e minuar ndjeshëm nivelin e demokracisë së brendshme. Partitë kanë konsoliduar rolin e kryetarit të partisë dhe kanë minimizuar rolin e individëve ose drejtuesve të tjerë nëpërmjet sistemit zgjedhor me lista të mbyllura, kompetencë kjo e njëshit të partisë. Kjo situatë ka sjellë në pushtet ushtarë të bindur, pa kredibilitet, pa aftësi intelektuale dhe me histori kriminale. Kjo lloj marrëdhënieje antidemokratike ka rigjeneruar një sistem të fortë piramidal të njëshit që, jo vetëm deformon votën e popullit, por dhe predispozon një shtet diktatorial në të gjitha funksionet e tij, si në politikëbërje, ekonomi, arsim, shkencë dhe, mbi të gjitha, provokon mediokritetin, paaftësinë dhe humbjen e besimit te vota e lirë.

Mungesa e legjitimitetit, rrjedhojë e sistemit të parregullt të votimit, provokon jo legjitimitet në të gjitha sferat e shoqërisë, ku predominon dëshira dhe interesi i njëshit, i cili, nga ana organizative zgjedhore dhe ligjore, mbështetet në veprimtari piramidale, pa demokraci, pa transparencë dhe pa bashkëpunim.

Atëherë, si do t’i dalim përpara mungesës së legjitimitetit dhe veprimtarive piramidale?

Ne besojmë fort në sistemet e hapura dhe gjithëpërfshirëse të deleguara drejtpërdrejt nga sovrani votues.

Së pari, propozojmë votim të hapur mazhoritar ose proporcional, mbështetur tek individë me besueshmëri dhe arsye të forta për të ardhur në pushtet, me filozofi të qartë, të kuptueshme nga masa e gjerë dhe me CV cilësore punëdhënëse dhe punëmarrëse, për të zgjidhur problemet shtetërore. Individi duhet të jetë i panënshtruar nga njerëzit e partisë, atdhetar dhe kokulur ndaj sovranit votues.

Së dyti, duhet të ndërtohet një demokraci e mjaftueshme brenda radhëve të partisë, ku të prezantohen qartazi filozofitë e drejtimit politiko-ekonomik të çdo konkurruesi ose grupi konkurruesish, të cilët mund të kenë mendime ose filozofi të ndryshme në drejtimin e vendit. Këto filozofi duhet të prezantohen jovetëm brenda organeve të partive, por, kryesisht, përballë votuesve partiakë ose jopartiakë për të fituar besimin. Besimi është ҫelësi për zgjedhje mbi bazën e njohjes të individit dhe  e bën votuesin të jetë i qartë dhe i vendosur para kutisë të votimit.

Besojmë se është shumë e rëndësishme të minimizohet dhe kufizohet forca e njëshit dhe piramidizimi administrativ i partisë shtet.Sigurisht, kjo kërkon ndryshime ligjore në ligjin mbi partitë duke e kthyer në detyrim kushtetues faktin që kryetari i partisëtë mos ketë të drejtë të bëhet kryetar shteti ose kryeministër. Kjo masë është ndoshta e pazakontë për mjaft vende të Europës, por e nevojshme për vendet postkomuniste, sidomos për vendin tonë të molepsur thellë me psikologjitë diktatoriale.

B. Transparenca, parim bazë i pushtetit demokratik

Transparenca është ndër parimet themelore të qeverisjes demokratike. Thelbi i këtij parimi është se idetë, politikat, partitë, kandidatët dhe financat duhet të jenë të hapura përpara opinionit publik. Ky parim përjashton idetë e errëta manipulative, politikat e paqarta, partitë dhe grupet e interesave të ngushtë, kandidatët që fshehin emrat, identitetet dhe krimet, financate dyshimta dhe shumë e shumë të tjera. Transparenca lidhet jo vetëm me zgjedhjet, por dhe me qeverisjen në tërësi.Ҫdo lek që paguhet nga qytetarët dhe bizneset, pra nga taksapaguesit, duhet raportuar si dhe ku shpenzohet nga qeveria, në ҫdo kohë, në ҫdo vend dhe për ҫdo gjë.

Forcimi i pushtetit të njëshit dhe piramidizimii skajshëm i shtetit provokon jo transparencë, për pasojë shteti zhytet në terr informativ, thyhet marrëdhënia e sinqertë shtet-qytetar, biznes-administratë publike, rrënohet respekti dhe besimi i popullit ndaj politikës dhe rëndohet konfiktualiteti biznes-shtet. Piramidizimi dhe mos transparencavë në dyshim integritetin moral, bën që vlerat të dominohen nga korrupsioni dhe keq qeverisja.

Financat janë të qytetarëve dhe të biznesit, qeveria krijon strategji për lehtësimin dhe mirëmenaxhimin e tyre. Në tranzicionin shqiptar mund të themi që kemi jetuar në një periudhë të transparencës së munguar ose transparencës së pjesshme në të katër pushtetet: ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor dhe media. Shoqëria jeton e zhytur në terr. Retorika propagandistike dhe shpalosjet ekzibicioniste nuk zëvendësojnë kurrsesi mungesën e transparencës, ato vetëm janë ushqyese të korrupsionit.

Krijimi i kushteve legjitime duke rritur demokracinë, ulur peshën e njëshit, rritur bazën vendimmarrëse, do të krijonte kushte për një transparencë vendimmarrëse dhe financiare reale. Transparenca rrit shkallën e njohjes të popullit, biznesit dhe taksapaguesve mbi veprimtarinë e shtetit, rrit besimin mbi drejtimin duke shtuar emocionet pozitive për punë, rrit mirëqenien, dashurinë dhe krenarinë kombëtare.

Vijon….

*President i Akademisë “Rrënjët Tona”


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas