Katër persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, në një sulm me thikë në Paris pranë ish zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo, thonë zyrtarët francez.
Një i dyshuar është ndaluar në zonën afër Bastille pasi policia tha se të paktën një person ishte larguar nga vendngjarja me metro.
Një kordon sigurie është vendosur rreth zyrave në rrethin e 11-të të Parisit.
Publikut iu tha që të shmangte zonën.
Disa shkolla në zonë janë mbyllur gjithashtu, thonë media lokale.
Një satër, i përshkruar si një hanxhar ose një pastrues mishi,u gjet në vendin e sulmit./BBC/
Përshtati: Mapo.al