Aktualitet

Parisi përgatitet për një izolim të dytë, ja masat e reja që ka marrë qeveria








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 28/09/20 |
mapo.al

Parisi duket se po bëhet gati për një mbyllje të dytë për shkak të pandemisë, pasi rastet e reja të infektimeve nuk po ulen.


Duke nisur nga sonte, Parisi mbyll baret në orën 22:00, kufizon tubimet në dhjetë vetë dhe i bën maskat të detyrueshme në ambientet e jashtme, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të të infektuarve.


Qeveria e Emmanuel Macron ka urdhëruar lokalet në Paris, Lyon dhe nëntë qytete të tjera të mbyllen në orën 22:00.


Palestrat, dasmat dhe mbledhjet e tjera shoqërore do të ndikohen nga rregulla të rinj që pritet të bëhen publikë në vijim.


Kjo lëvizje vjen ndërsa Franca regjistroi dje 14,412 raste të reja me të infektuar dhe 39 vdekje.


Macron po përpiqet të shmangë një izolim total në të gjithë vendin teksa ekonomia franceze tashmë parashikohet të tkurret me 8.7 përqind këtë vit.

Qeveria franceze së fundmi njoftoi se do të hidhte 100 miliardë euro në ekonomi si pjesë e një plani rimëkëmbjeje.


Etiketa: , ,

Pas