Aktualitet

Parku i Tomorrit, Malltezi: Protesta e Klosit shfaqje e turpshme







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 03/08/19 |
mapo.al

Eksperti i mjedisit, njëkohesisht edhe anëtar i Kryesisë së PD, ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook pas protestës së sotme nga ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe një grup mbështetësish të PS.


Ata kundërshtonin një vendim të gjykatës së Beratit që e hidhte poshtë një VKM që kërkonte zgjerim të zonës së parkut kombëtar të malit të Tomorrit.


“Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve”, shkruan Malltezi duke shtuar se, “ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit”.



“Siç shikohet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme”.


 


<
>
WhatsApp Image 2019-08-03 at 14.45.30 WhatsApp Image 2019-08-03 at 14.45.29 WhatsApp Image 2019-08-03 at 14.45.28 WhatsApp Image 2019-08-03 at 14.45.25

 

Ja postimi i Plotë i Malltezit
Sa më shumë zona të mbrojtura, të kete në Shqiperi dhe jo beton oligarkësh, sa më shumë pyje dhe jo zona kanabisi, aq më mirë është për vendin. Por kjo “protesta” e sotme e Blendi Klosit me disa militantë, për gjoja mbrojtjen e Parkut Kombëtar në Malin e Tomorrit, është e neveritshme dhe e turpshme!

Blendi Klosi “protestonte” sot kundër vendimit të Gjykatës, e cila me kërkesën e shoqërive private, ka rrëzuar VKM e vitit 2018 për zgjerimin e Parkut Kombëtar edhe në zonat tradicionale të gurorëve.

(Nuk kam ndërmend të komentoj VKM për zgjerimin e Parkut, që sipas ekspertëve është demagogji, sepse çfarë ia vlen për t’u ruajtur atje, është vendosur në ruajtje në 2012-ën. Nuk do të komentoj as gjetjet e gjykatës, që sjell prova se VKM nuk ka zbatuar asnjë procedurë.)

Ajo që e shoh si skandaloze dhe tallje të rëndë me qytetarët është shfaqja e turpshme e Blendi Klosit. Siç shikojet edhe në dokumentat e paraqitur para gjykatës, shoqëritë e kanë hedhur në gjyq qeverinë dhe e kanë fituar gjyqin me të, pasi VKM eshte miratuar pa ndjekur asnje procedure dhe subjektet janë të licensuar nga vete qeveria Rama për shfrytëzim të guroreve në zonën e zgjeruar me VKM-në e vjetshme.
Keto licensa jane rinovuar herë pas here. Njëra prej tyre, që del në dokumentat e gjykatës është e vitit 2016, kështu që Blendi Klosi mund të pyesë Damian Termetin dhe Lefter Kokën për më shumë detaje.

Nëse qeveria donte te zgjeronte vijen e parkut kombëtar të Tomorrit, do të duhej që
a) të anulloje lejet dhe licensat që ka lëshuar Rama – gjiknuri – balluku – koka për guroret.
b) të hapë proces konsultimi publik sipas ligjit
c) ndryshimin e përdorimit të tokës ta kalojë në KKT siç e kërkon ligji

(Për më tepër nëse Klosit i qan zemra për zonat e mbrojtura mjafton të mos i japë gjithë buxhetin prej 800,000 eurosh të agjensisë së zonave të mbrojtura pikerisht drejtorit Dedej shok të Edi Ramës që ka formuar dy shoqata për të përlare gjithë buxhetin. Ose të heqë guroret nga fondi pyjor mu buze detit në Palasë fjala bie).

Prandaj, shfaqja e sotme është poshtëruese për shqiptarët, që, për fatin e keq, drejtohen nga një qeveri që i vjedh natën e i qan ditën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas