Sunday, June 4, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Parlamenti i BE-së miraton ndalimin e shitjes së makinave me karburant

Ligjvënësit e BE-së miratuan gjithashtu një reduktim prej 55 përqind të CO2 deri në 2030

by us er1
09/06/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian votuan të mërkurën ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë ​​dhe naftë pas vitit 2035. Ky hap përshpejton kalimin e Evropës drejt automjeteve elektrike.

Asambleja e BE-së votoi në Strasburg, Francë duke iu kërkuar prodhuesve të automjeteve që të ulin emetimet e dioksidit të karbonit me 100 përqind, deri në mesin e dekadës së ardhshme. Mandati sjell rrjedhimisht një ndalim të shitjes në bllokun 27-vendesh të makinave të reja me benzinë ​​ose naftë.



Ligjvënësit e BE-së miratuan gjithashtu një reduktim prej 55 përqind të CO2 deri në 2030. Masa thellon një detyrim ekzistues për industrinë e makinave për të ulur shkarkimet e CO2 me 37.5 përqind mesatarisht në fund të dekadës, krahasuar me vitin e kaluar. Vendimi u miratua me 339 vota pro, 249 kundër dhe 24 abstenime.

Makinat aktualisht përbëjnë 12 për qind të të gjitha emetimeve të CO2 në BE, ndërsa transporti në përgjithësi zë rreth një të katërtën.

Pas votimit, kryetari i komitetit mjedisor të BE-së, Pascal Canfin, shkroi në Twitter: “Makina 100 për qind me emetim zero në 2035! Unë mirëpres fuqishëm votimin për standardet e CO2 në @Europarl_EN. Ky qëndrim i Parlamentit Evropian është një fitore e rëndësishme dhe në përputhje me objektivin tonë për klimën”.

Ligjvënësi gjerman Michael Bloss gjithashtu përshëndeti votimin, si një masë që do të mbronte njëkohësisht klimën dhe vendet e punës në këtë sektor.

Deputetja franceze e EPP Agnes Evren ishte më pak e impresionuar, duke u shprehur se ky vendim”do të dënonte aktivitetin industrial dhe do të penalizonte fuqishëm konsumatorët”.

Ajo tha se legjislacioni do të parandalonte komercializimin e automjeteve hibride me performancë të lartë ose automjeteve që përdorin biokarburantet, prodhimi i të cilave sipas saj mund të rezultojë më pak i kushtueshëm dhe më pak ndotës se automjetet elektrike./Liberale.al

Tags: BEkarburantMakinaparlamenti europian

JU SUGJEROJME

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
Next Post
Presidenti i ri takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin në Pallatin e Brigadave

Presidenti i ri takon Moisiun, Topin dhe Mejdanin në Pallatin e Brigadave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In