Media

Parlamenti i decentralizuar






               Publikuar në : 12:48 - 04/10/19 |
mapo.al

Parlamenti britanik i mbushur me shimpanze: për këtë pikturë të artistit shumë të famshëm, por të panjohur, Banksy, shtëpia e ankandeve Sotheby’s mendonte të fitonte deri në 2 milionë euro. Por një person i panjohur bëri goditjen spektakolare- ofroi pesëfishin e shumës.


Piktura e madhe dhe e njohur e Banksy-t, që tregon parlamentin britanik të pushtuar plotësisht nga shimpanzetë- është shitur për më shumë se 11 milionë euro. Shtëpia londineze e ankandeve Sotheby’s e bëri të ditur çmimin e shitjes (11.06 milionë euro) të veprës ‘Parlamenti i decentralizuar’ në faqen e internetit të enjten në mbrëmje. Për blerësin nuk ka asnjë të dhënë.



“Pavarësisht se në cilin krah të debatit për Brexit jeni, kjo vepër është më e rëndësishme tani se kurrë më parë,” bëri të ditur Sotheby’s.

“Banksy e ka distiluar në një imazh të vetëm të gjithë situatën e komplikuar politike të shoqërisë,” thotë i entuziazmuar Alex Branczik, përgjegjës për artin bashkëkohor në Sotheby’s.

Piktura monumentale, e cila është më shumë se katër metra e gjatë dhe mbi dy metra e lartë, u krijua rreth dhjetë vjet më parë dhe u vendos për herë të parë në një ekspozitë në Bristol në vitin 2009. Në atë kohë quhej “Koha e pyetjeve”. Por artisti e ripërpunoi më vonë. Ndër të tjera ai shtoi dritat në tavan. Pak përpara datës fillestare për Brexit më 29 mars të këtij viti, piktura u shfaq sërish në një ekspozitë në Bristol.

Identiteti i Banksy mbetet edhe sot një mister. Dihet vetëm se ai është nga Bristoli dhe se është vendosur në Londër në fund të viteve ’90. Ai ka bërë emër me motivet e tij të debatueshme dhe kritike ndaj shoqërisë./BILD


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas