Aktualitet

Parlamenti i kthehet punës, në tryezë 11 ligjet e kthyera nga Meta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:10 - 02/09/19 |
ro ot

Parlamenti i Shqipërisë i kthehet sot pasdite punës, pas një pushimi prej afro 1 muaj e gjysmë.


Në tryezën e punës, Gramoz Ruçi do të gjejë plot 11 dekrete të Presidentit për kthime ligjesh, mes të cilave PPP-ja për Milot Balldre, ligji për Kadastrën, Noterinë, Akademinë e Shkencave, etj.


Siç dihet tashmë, në parlament krah mazhorancës janë deputetët e dalë nga listat e PD-së dhe LSI-së, të cilët kanë votuar në sesionin që lamë pas të gjitha ligjet e qeverisë.


Sakaq, Lulzim Basha ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar dhe nisjen e protestave këtë shtator, duke mos u tërhequr nga kushtet e panegociueshme, mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe atyre parlamentare në të njëjtën kohë dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën, Kryeministër.


 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas