Aktualitet

Parma fiton ndeshjen e penalltive, Napoli e pësoi në fund





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:51 - 22/07/20 |
mapo.al

Napoli është mundur 2-1 nga Parma në javën e 35-të të Serisë A. Ndeshja e luajtur në Tardini është vendosur nga pika e bardhë.


Vendasit kanë kaluar në avantazh në fundin e pjesës së parë me një penallti të Caprari-t, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar me një penallti të Insigne-s.


Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Kulusevsky i ka dhuruar fitoren verdhebluve po nga pika e bardhë.


Një fitore me peshë për ekipin e mbrojtësi kuqezi Dermaku, i cili është kthyer në formacionin titullar sot. Asnjë minutë lojë për Elseid Hysaj, që është lënë stol nga Gattuso.


Napoli mbetet në vendin e shtatë me 56 pikë, ndërsa Parma është ngjitur në të dhjetin me 43 pikë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas