Aktualitet

Parregullsi në kuotat gjinore, PS ndryshon listën e kandidatëve në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:58 - 12/03/21 |
mapo.al

Partia Socialiste ka vendosur të bëjë disa ndryshime në listat e kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit.






Mësohet se kandidatja e këtij qarku, Marsida Hyseni, nuk do të mbajë në zgjedhje numrin 12, por numrin 13.


Kandidati i renditur i 13-ti, Shkëlqim Bullari, tashmë ka kaluar në vendin e 12-të.







Ndryshimet janë kërkuar për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore pasi në fund të listës në Elbasan ishin renditur njëri pas tjetrit tre meshkuj.




Lista e Elbasanit kryesohet nga ministrja Evis Kushi, ndërsa Taulant Balla gjendet si nr.8 i saj duke vendosur kështu kufirin e deputetëve që do të marrë PS në këtë qark sipas kryeministrit Rama.



KQZ u ka lënë 5 ditë kohë partive për të bërë korrigjimet e mundshme të listave për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo edhe :  Anton Papleka: 1O libra që duhen lexuar nga letërsia shqipe

KANDIDATËT E QARKUT ELBASAN

1. Evish Kushi

2. Klevis Xhoxhi

3. BesiOn Ajazi

4. Desantila Tahiraj

5. Sajmir Hasalla

6. Florenc Spaho

7. Luan Duzha

8. Taulant Balla

9. Albana Hana

10. Enver Rroshi

11. Briseida Gjoza

12. Shkëlqim Bullari

13. Marsida Hyseni

14. Endri Pepa

15. Kristaq Skënderi

 

1


Etiketa: , , ,

Pas