Aktualitet

“Parregullsi të rënda” – PD i kërkon KQZ-së pamjet filmike gjatë numërimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 27/04/21 |
mapo.al

PD pretendon se ka pasur parregullsi të rënda gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.





Përmes Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike.


Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, veçanërisht gjatë fazës së numërimit.





Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion:



Pamjet filmike në cdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nënshkruara mekanikisht.

Lexo edhe :  "Qytetarët votuan në numër të madh", Norman: Të hetohen parregullsitë

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas