PDIU ka reaguar e para pas thirrjeve antishqiptare që u hodhën sot në Bularat të Dropullit, nga ekstremistët grekë të “Agimit të Artë”, gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas vrarë 11 ditë më parë nga forcat speciale RENEA.
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Mesila Doda, ka reaguar për varrimin që iu bë minoritarit grek, Kostandin Kaçifas, i cili u vra pas një dyluftimi me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës.
Sipas saj edhe pse nuk flitet keq për të vdekurin, terroristi nuk duhet nderuar. Doda shkruan se “Kacifas ishte turpi i Bularatit dhe i minoritareve shqiptare”.
Ja statusi i Mesila Dodës në rrjet:
“Ne shqiptaret e kemi zakon qe nuk flasim keq per te vdekurit e duke ju permbajtur ketij kodi kam heshtur deri me tani. Po qe per nje terrorist na shkulen deputete e na tregojne nderimin per terroristin kjo eshte e tepert. Kocifas nuk eshte heroi i Bularatit, eshte turpi i tyre dhe i minoritareve shqiptare qe mori armen e doli ne mes te fshatit duke shtene. Ekstremizmi nuk nderohet, denohet. E mos e harroni, sa kohe do kete varreza te ushtareve greke do kete edhe provokime te forcave te erreta paramilitare greke ne jug te vendit”,- shkruan Doda.