Aktualitet

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, protestë me vuvuzela në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:29 - 30/06/19 |
mapo.al

Simpatizantë dhe mbështetës të opozitës protestuan paqësisht përpara qendrës së votimit tek Liceu Artistik në Tiranë kundër zgjedhjeve të sotme.


“Parti Enver jemi gati kurdoherë”. Me këtë thirrje dhe me vuvuzela, protestuesit kanë ironizuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste. Protestuesit thonë se do të marshojnë paqësisht nëpër disa qendra votimi në Tiranë me synimin për të sensibilizuar qytetarët që të mos marrin pjesë në votime.



Për herë të parë pas vitit 1990, Partia Demokratike ka bojkotuar zgjedhjet duke mos marrë pjesë. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ka dekretuar datë të re për mbajtjen e tyre, 13 Tetorin. Por KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe Partia Socialiste nuk e kanë njohur dekretin e Presidentit për anulimin e 30 Qershorit.



Etiketa: ,

Pas