Kryesore

Parti politike nga Lëvizja për Teatrin? Budina: Rama aktor i dobët, sheh ëndrra me ankthe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:42 - 22/05/20 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit hedh poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se po formojnë një parti politike opozitare, pas protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.


Regjisori Edmond Budina tha se Rama flet dokrra nga frika që ka prej forcës së qytetarëve, ndërsa shtoi se Lëvizja për Teatrin nuk ka asnjë plan për të krijuar parti politike.


“Kryeministri sheh ëndrra me ankthe. Flet broçkulla, se nga i vijnë këto e di ai. Kjo është një frikë që ai e ka. E shikon forcën e lëvizjes qytetare siç e patë brenda një ore këtu sa u mblodhën. Edhe atë parlament e kanë kthyer në çështje personale. Vetëm në një vend tallava me një kryeministër tallava siç janë këta që trokasin si në kohën e shkuar.


Nuk kam asgjë për të fshehur, kam qenë anëtar i Partisë së Punës. Por që të rrish e të merresh me thashetheme siç bën kryeministri jonë, mua më vjen keq, është aktor i dobët. Nëse populli do formacion të ri politik, është punë e tij. Partinë e re e vendos vetëm populli. Ne si lëvizje nuk kemi asnjë plan për të formuar parti politike”, tha Budina.


Shembja e Teatrit tha Budina është ndërthurje e interesave të mafies me pushtetin dhe kjo është pika që sipas tij drejtësia duhet të hetojë.

Artistët dhe Shoqëria Civile zhvilluan sot një protestë urgjente përpara vendit ku ndodhej Teatri Kombëtar, për të penguar nisjen e punimeve për Teatrin e Ri. Artistët përsëritën thirrjen e tyre që Teatri të rindërtohet siç ishte dhe aty ku ishte.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas