Hapja e negociatave për Shqipërinë, duket se po kthehet në një temë të nxehtë për unionin. Sa më tepër afrohet data për dhënien e vendimit, aq më tepër shfaqen edhe kundërshtitë.
Të rinjtë e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) reaguan ndaj rekomandimit të Komisionit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Moldavisë.
Madje ata shkuan aq larg, duke nisur një sondazh në rrjetet sociale, teksa shtrojnë pyetjen: “Nëse Ukraina, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në BE, atëherë a duhet të largohemi ne?”. Rinia e Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) ka rifilluar diskutimet për tërheqjen e Austrisë nga BE.
Me sa duket të njëjtin mendim ndan edhe eurodeputeti i FPÖ, Harald Vilimski, pasi e ka pëlqyer njoftimin, shkruan faqja serbe, B92.net.
Austria u anëtarësua në BE në vitin 1995 dhe në sondazhet e opinionit, shumica e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit.
Eurobarometri tregon se 41% e austriakëve e konsiderojnë të mirë anëtarësimin në BE, ndërsa 40% thonë se nuk është as i mirë as i keq. Vetëm 18% thanë se ishte keq që Austria u anëtarësuar në BE.