Politika

Partia e Kokëdhimës bojkoton zgjedhjet: Të shtyhen në tetor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:29 - 11/05/19 |
mapo.al

Në Kongresin e parë të zhvilluar me anëtarët e saj, partia ‘Zgjidhja’ e drejtuar nga Koço Kokëdhima ka publikuar një rezolutë, ku midis të tjerash thuhet se “Zgjidhja” nuk do të regjistrohet në zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima, në fjalën e mbajtur sot në Kongresin e I-rë të forcës politike që drejton, propozoi që të bojkotohen zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkohet shtyrja e tyre për në tetor.


Hyrja e partisë ‘Zgjidhja’ në zgjedhjet e 30 qershorit nuk do t’i përmirësonte standardet e tyre të munguara dhe se zgjedhjet jo gjithpërfshirëse e përçajnë dhe e destabilizojnë edhe më keq Shqipërinë. Prandaj vendosi që: Partia ‘Zgjidhja’ të bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit dhe të kërkojë shtyrjen e tyre për në vjeshtë. ‘Zgjidhja’ fton edhe partitë e tjera që janë regjistruar në KQZ që të tërhiqen nga zgjedhjet e 30 qershorit”, thuhet në rezolutë.



Më tej, kjo parti u bën thirrje drejtuesve të tri partive të mëdha, PS-PD-LSI që të ngrihen mbi interesat e ngushta dhe të bashkohen në një pakt të madh kombëtar “me nevojën imediate për reformimin dhe hapjen e sistemit, si e vetmja rrugë shpëtimi nga kriza dhe garantimi të stabilitetit politik afatgjatë”.


Ndërsa i bëhet thirrje partive dhe militantëve të tyre, që të heqin dorë urgjentisht nga kërcënimet dhe planet për të çuar vendin në një përplasje të madhe, “Zgjidhja” ka një apel edhe për trupin diplomatik në Tiranë.

“‘Zgjidhja’ apelon trupin diplomatik në Tiranë, veçanërisht selitë e vendeve të BE-së dhe atë të SHBA që me përgjegjësi të lartë në këtë situatë të informojnë qeveritë e tyre për rrezikun që i paraqitet Shqipërisë, por edhe rajonit, nga një konflikt i mundshëm i partive të vjetra, për të mbajtur apo rimarrë pushtetin”, thuhet më tej.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas