fbpx

Politika

Partia e re e Hajdarit, Murrizi: Askush s’më terheq për hunde






               Publikuar në : 19:15 - 20/04/19 |
mapo.al

Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari ishin të vetmit që thyen urdhërin e Partisë Demokratike, duke qendruar në parlament, kur u dogjën mandatet. Ndërsa gjithë të tjerët që hynë rishtazi janë prodhim i listës shumëemerore të kandidatëve. Por sot kur Rudina Hajdari thuhet se ka krijuar një parti të re me emrin “Bindja Demokratike”, Murrizi del kundër. Ai thotë se do mbetet demokrat dhe askush s’mund ta terheqe nga hunda për ta bërë pjesë të një partie të re. Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, ai tha se nuk ka qenë pjesë e takimit që ka zhvilluar Rudina Hajdari.


Pjesë nga Intervista



A ishit ju pjesëmarrës në këtë takim?

Nuk është e vërtetë. Takimi është bërë mes Rudina Hajdarin dhe 5 anëtarë të grupit parlamentar demokrat. As unë e as Astrit Patozi nuk kemi qenë në këtë takim.

A e shihni veten në këtë parti?

Unë shkoj në bindjen time, pa më cek askush për xhakete apo për hunde. Unë nuk kam qenë në këtë takim.

Çfarë diskutuat në grupin parlamentar të krijuar?

Vendosëm në unanimitet që zonja Hajdari të jetë kryetare e këtij grupi parlamentar. U vendos të punojmë për ndryshimin e kodit zgjedhor, sepse Edi Rama nuk blen dot me asnjë lloj leku deputetët që janë në Kuvend. Rma nuk mund ta ndryshojë kodin, pa marrë votat tona. Ky sistem është degraduar që nga prilli i 2008-ës. Do të ndryshojë sistemi, ta marrin vesh të gjithë servilë, vemjet te Basha apo te Edi Rama.

Cilat janë planet tuaja?

T’ju prishim folenë vemjeve që të mos vijnë më në Kuvend. Do e arrijmë me votat që kemi.

Nëse Rudina Hajdari shpall parti, a do të jeni pjesë e saj?

Unë sot u bëj thirrje demokratëve, që të mos braktisin zgjedhjet. PD ka kujtime të hidhura nga kjo. Unë nuk shkoj në parti me porosi të kurkujt. Nuk më merr askush prej hunde apo për dore. Të gjithë janë të lirë të krijojnë parti e t’i vënë emra si të duan.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas