Partia e Jozefina Topallit, “Lëvizja për Ndryshim”, është regjistruar mesditën e sotme në Gjykatë.
Gjykata e Tiranës e ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike të drejtuar nga ish-nënkryetarja e PD-së, duke mundësuar kështu përfshirjen e saj në zgjedhjet elektorale më 25 prill 2021.
Vendimi i shpallur sot, u nënshkrua nga sekretarja e gjykatës Lusjana Fezollari dhe gjyqtari Ervin Fezollari.
Më tetor të këtij viti, ish-deputetja Topalli prezantoi nismën për krijimin e partisë së re, që në përbërje ka kryesisht të rinj dhe profesorë, kurrë më parë të angazhuar në ndonjë parti politike.
Por “Lëvizja për Ndryshim” nuk është e vetmja që do të testojë veten në zgjedhjet e prillit; edhe deputeti Myslim Murrizi ka krijuar dhe ka regjistruar në Gjykatë partinë me të cilën do të garojë në zgjedhje, “Lëvizja Demokratike Shqiptare”.