Aktualitet

Partia me timon në krah të kundërt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 27/11/20 |
Dorian Balliu

Partia në pushtet po përdor prej disa ditësh si alibi kasetën e masakrës së Krushës së Madhe për të goditur figurën e Kryetarit të Opozitës, thua ndiejnë dhimbje për njeriun, janë njerëz të ndjeshëm që vuajnë për vuajtjen e tjetrit, apo ju intereson e vërteta?!



Ndërkohë që kanë ngritur në këmbë armatën e propagandës duhet të kenë harruar se në organikën e partisë së tyre që qeveris vendin, ka njerëz që kanë bërë masakra familjarisht ndaj popullit shqiptar prej 75 vjetësh, dhe për këtë jo vetëm që nuk i vret ndërgjegjja, por nuk kanë as turp të vetëpërmbahen tek shprehen se janë në anën e duhur të historisë.


Kuptohet se edhe masakrën në fjalë ata nuk kanë turp ta përdorin politikisht duke lënduar familjarët e tyre, siç kanë bërë historikisht. Është e qartë se kjo është hipokrizia e tyre e radhës, ndryshe paturpësia e radhës, sepse me humbjen e betejës morale, në të cilën faktikisht nuk kanë marrë kurrë pjesë, ju ka mbetur veç një mundësi; lufta propagandistike. Dhe për dreq, e zotërojnë këtë zanat më mirë se vetë dreqi.




Në qoftë se për një moment do të na lejohej të kishim një iluzion se partia në pushtet është e sinqertë në kërkesën e saj, atëherë le të shtojmë në listën e kërkesave të sinqerta zbardhjen e vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.



Erion Veliaj para disa ditësh në një takim me qytetarët e Tiranës -si pjesëtar i armatës së propagandës-, tek i kërkonte llogari Lulzim Bashës se anën e kujt mban, shprehet për veten e tij se është në anën e duhur të historisë, për të cilën unë nuk kam asnjë dyshim, sepse me vdekjen e Arditit ai konfirmon se është në anën e atyre që kanë vrarë dhe vazhdojnë të vrasin çdo ditë shqiptarë në shtëpinë e tyre, në punën e tyre, në hallin e tyre, dhe për këtë nuk kanë mbajtur kurrë përgjegjësi, as morale dhe as ligjore, por në të njëjtën kohë nuk kanë turp të kërkojnë llogari.


Ndërkohë në krye të parlamentit qëndron një person që akuzohet për vrasjen e katër personave në Shkodër në vitin 1991, janë emëruar ministra, zëvendësministra, shefa kabinetesh, kryetarë bashkish, gjyqtarë, prokurorë, shefa dege dhe të shërbimit informativ, bijtë, bijat, nipërit dhe mbesat e ish-funksionarëve të lartë të shtetit komunist, nën kujdesin e veçantë të kryeministrit dhe përzgjedhjes së tij nikoqire, duke mbajtur anën e duhur të histories, si pinjoll i një familjeje që ka firmosur për dënimin me vdekje të poetit të shquar Havzi Nela.

Sa për Kosovën, mbyllja e kufijve mjafton për të kuptuar se ju keni qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, dhe më mirë të mos e gërmojmë këtë plagë të përtharë, sepse kushedi çfarë ere të keqe kundërmon tradhtia.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas