Aktualitet

Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare, zbulohet data














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 29/08/21 |
mapo.al

Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.






Dy janë emrat që deri tani kryeministri Rama ka konfirmuar në detyrë, Taulant Balla, i cili do të vijojë të mbajë detyrën si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, si dhe Elisa Spiropali, do vijojë detyrën si Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në një darkë të mbajtur në Pallatin e Brigadave pak ditë më parë, me deputetë të rinj e të vjetër, Rama i falenderoi publikisht për punën dhe shprehu besimin se do të jenë një shtyllë e fortë në mandatin e tretë.


Sakaq kryeministri Edi Rama ka shprehur rezerva për punën e Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Arsimit, ku sipas tij nuk kanë plotësuar pritshmëritë, duke vënë në pikëpyetje fatin e ministrave përkatës në qeveri. Për shkak të rezultateve të mira elektorale, pritet të rikonfirmohen në detyrë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku.







Në mandatin e tretë qeverisës, Edi Rama tha se PS tashmë do të punojë për çuar para reformat që janë nisur dhe do të fillojë punën që të fitojë zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025. Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.




1




Etiketa: , ,

Pas