Aktualitet

Partiarku i ri serb si Irinej: Kosova, Jeruzalemi ynë!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:16 - 19/02/21 |
mapo.al

Kosova vazhdon të mbetet shqetësim kryesor për Serbinë, madje edhe për Kishën Ortodokse të vendit. Patriarku i ri, Porfirije, mbajti të premten meshën e tij të parë që pas kurorëzimit në krye të Kishës.





Në mesazhet që dha para pjesëmarrësve, një pjesë të liturgjisë ai ia kushtoi Kosovës, të cilën sikurse paraardhësi i vet, e konsideroi Jeruzalemin shpirtëror të Serbisë.


“Kosova jonë e përvuajtur është shqetësim i madh për mua, por edhe për Kishën tonë. Për serbët, Kosova nuk është thjesht një mit, sepse mitet i takojnë botës së imagjinatës dhe atje ne ose humbim, ose fitojmë. Kosova është për ne një fije dhe kërthiza që na lidh me djepin tonë shpirtëror dhe historik, me thelbin e identitetit tonë,” tha ai.




Patriarku Porfirije mori të enjten fronin si kryetari i 57-të i Kishës Ortodokse Serbe, nëpërmjet votës.

Lexo edhe :  Kosova do të sigurojë mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech

Ceremoninë e së premtes e ndoqën nga afër presidenti i vendit, Aleksandër Vuçiç, ministrat, dhe një publik i gjerë nën masat parandaluese anticovid.


Patriarku Porfirije zëvendëson ish-kryetarin e Kishës, Irinej, i ndarë vjet nga jeta pas prekjes nga koronavirusi.

Irinej ishte po ashtu përkrahës i idesë se Kosova është pjesë e Serbisë, ide që e nda edhe Kisha Ortodokse Serbe e cila e kundërshton pavarësinë e saj.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas