Aktualitet

Partitë e reja – Berisha: Thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:04 - 28/10/20 |
mapo.al

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar në emsionin “Aktualitet” në Fax News, ka komentuar për herë të parë krijimin e partive të reja të djathta të kryesuara nga ish-figura të rëndësishme të PD, si Jozefina Topalli, Myslim Murrizi si dhe Astrit Patozi.


Berisha dha një përgjigje diplomatike në lidhje me aktivizimin politik të ish-demokratëve, ku citoi një thënie filozofike se ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’.


Bejdo Male: Nëse ulesh me Myslim Murrizin, me Jozefina Topallin, me Patozin nuk e di se kam dyshime, ato japin jetën për Sali Berishën. Por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme ato kanë krijuar parti të reja. Ke një koment?



Berisha: Nëse kthehemi në vitin 90, unë pata disa shkrime në njërën prej tyre unë jam shprehur ‘thelbi i lirisë është zgjedhja e njeriut’. Kjo është thelbi i filozofisë ekzistencialiste, e cila në një farë mënyrë është filozofia e bashkëkohësisë e shekullit që shkoi dhe pasuroi shumë njerëzimin. Unë këtij mendimi i jam përmbajtur dhe i përmbahem.




Etiketa: ,

Pas