Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Partitë komunitariste të Idrizit dhe Dules kanë të drejtë të lëvizin në çdo koalicion

by mapo.al
15/09/2018
in Kryesore
1

Nga Ervis Iljazaj

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka takuar ditën e djeshme Lulzim Bashën, duke shpallur në këtë mënyrë kalimin e tij në koalicionin opozitar. Menjëherë kanë filluar paragjykimet, sepse, kjo është një parti politike, që shpeshherë ka ndërruar krahun politik, edhe në kohët e fundit.



Mirëpo, ky është një debat pa kuptim, pasi partia e Shpëtim Idrizit, është një parti që përfaqëson një komunitet të caktuar, komunitetin çam. Në këtë aspekt, nuk është për t’u gjykuar në asnjë mënyrë. Përfaqësimi politik i një partie të tillë, është pothuajse pa një ideologji të qartë dhe të caktuar. Ajo ka si fokus kryesor, përfaqësimin e një komuniteti.

Në këtë kuptim, ka të drejtë të ndryshojë krahun politik për këtë qëllim, sa herë që e shikon të arsyeshme. I vetmi objektiv që duhet të ketë në përzgjedhjen e koalicioneve, është përfaqësimi sa më mirë i komunitetit të tij, pavarësisht ideologjisë të njërit apo tjetrit koalicion.

I njëjti arsyetim vlen të bëhet edhe për partinë e minoritetit të Vangjel Dules, i cili me shumë mundësi do të largohet nga koalicioni opozitar, sepse për arsyet që të gjithë i dimë, nuk mund të qëndrojë bashkë me PDIU.

Edhe kjo parti përfaqëson një komunitet të caktuar, atë të minoritetit grek në Shqipëri. Kështu që, është jonormale dhe e tepërt të pretendosh nga parti të tilla që të mos ndryshojnë krahun politik, apo t’i paragjykosh për lëvizjet e tyre të shpeshta në koalicione të ndryshme.

Aq më tepër që, Shpëtim Idrizi nuk gjendet në Parlament, dhe shumica e deputetëve të tij, në mënyrë autonome, janë duke shkuar të gjithë pranë qeverisë, jashtë çdo lloj orientimi politik të Kryetarit të tyre.

Mirëpo, në mënyrë paradoksale, edhe pse po i largohen deputetët, me largimin e tyre, Shpëtim Idrizi po e rifiton përsëri kontrollin e asaj partie.

Për këtë arsye, PDIU, në zgjedhjet e kaluara, edhe pse arriti të kishte zyrtarisht deputetë të saj në Parlament, mori një rezultat të dobët politik. Sepse, nuk u zgjodh Kryetari i saj, sepse deputetë që u zgjodhën nën logon e saj, tashmë të larguar, nuk kishin asnjë lidhje me historinë dhe filozofinë e PDIU-së.

Kështu që, PDIU dhe Kryetari i saj, dukshëm nuk kishin asnjë kontroll politik mbi to. Prandaj, Shpëtim Idrizi, duhet ta kuptojë që ka gabuar me kandidatura të tilla. Fenomeni me deputetët e PIDU-së së larguar, është rasti tipik kur partitë politike shqiptare, duhet të kuptojnë që, listat nuk bëhen vetëm me njerëz me influencë të zonës dhe që nuk i lidh asgjë me partitë politike që ato kandidojnë, por, me njerëz që politikisht përfaqësojnë vlerat dhe filozofinë e një partie politike.

Prandaj, lëvizje të tilla, të partive më karakter komunitarist të caktuar, nuk janë lëvizje që duhen paragjykuar, dhe të konsiderohet si lëvizje pazari, edhe pse në ndonjë rast mund të jenë. Por, duhen parë në këndvështrimin e natyrës së tyre.

Këto parti nuk e kanë luksin të zgjedhin krahun politik të përhershëm, dhe të jenë koherent në aleancat e tyre. Natyra e tyre specifike, dhe përfaqësimi i tyre politik, është i tillë, që kërkon herë pas here të rimendohen aleancat në interes të komunitet që përfaqësojnë.

Tags: koalicionetNga Ervis IljazajpbdnjPDIU

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Një manifest për të rinovuar liberalizmin

Një manifest për të rinovuar liberalizmin

Comments 1

  1. Audeamus says:
    5 years ago

    Dhe jo vetëm këta të dy, por çdo parti tjetër, e madhe apo e vogël qoftë. Pastaj, për deputetë të veçantë është edhe më e lehtë, pasi ata dhe partitë shikojnë interesat afatshkurtëra. Ata , parti apo individ, nuk kanë programe as ndryshime në filozofitë e tyre politike. Thjeshtë ndjekin kalanë, flamurin,paranë dhe duan të jenë deputet për të mbrojtur interesat e veta. Si biznesmenë të pashkollë, kanë frikë mos sulmohet biznesi i tyre. Dhe kjo mjafton. Idealet i kanë zëvendsuar me ide – hale. Por sa të besueshëm janë? Ata, me nder , të dhjesin kalin, me të cilin kaluan lumin, sapo të nuhasin lekun,sapo të shantazhohen e manipulohen. Duken si të infiltruar. Pasi ndahen nga Partia mëmë, kërkojnë të jenë bashkë, të ndihmohen, të vendosin kushte, se ndryshe, papritmas, ndahen. Tregu i bagtive të parlamentit ndodhet gjithmonë i hapur, i lirë për të zgjedhur dhe gati për t’u shitur e blerë me para krimi e droge. Është mëkat t’i paragjykojmë, t’i kritikojmë dhe t’ua hamë hakun. Sipas shembullit të tyre, edhe ne mileti tjetër, kemi të drejtë të lëvizim, të shitemi e të blihemi bash si ata. Ndryshe, mund të degdisemi në arrati, rrugëve të botës dhe të quhemi të punësuar nga INSTAT- i. Kjo nderon edhe qeverrinë, kur shet dështimet për suksese. Hajt , se mbarë duket puna…!

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In