Aktualitet

Partizani bën detyrën ndaj Flamurtarit, Luftëtari shtang Teutën me një supergol (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:02 - 08/02/20 |
mapo.al

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Kategorinë Superiore, ku Partizani ka bërë detyrën ndaj Flamurtarit në kryeqytet, ndërsa Teuta është befasuar nga Luftëtari.


Në “Selman Stermasi”, Partizani ka marrë një fitore pa shumë zhurmë ndaj Flamurtarit, ku iu desh një 11-metërsh në minutën e 61-të për të zhbllokuar takimin. Nga pika e bardhë realizoi Çinari.


10 minuta më vonë, të kuqtë gjetën edhe golin e dytë me anë të Lorenc Trashit, i cili u gjet mjaft mirë nga Bardhi dhe nuk zhgënjeu përballë portierit. Kështu, të kuqtë marrin fitoren e dytë radhazi dhe ngjiten në vendin e tretë me 34 pikë, 6 më pak se Tirana dhe 7 më pak se Kukësi kryesues.


Nga ana tjetër, surpriza e madhe erdhi në Durrës, ku Teuta u shtang në fund nga një supergol i Gresild Likës. Durrsakët kishin gjetur golin e avantazhit në minutën e 14-të me anë të Idelino Gomes, por në minutën e 90-të, Lika realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke mbyllur takimin 1-1.



Standings provided by Sofascore LiveScore


Etiketa: , , ,

Pas