Aktualitet

Partizani fshin Laçin, Kukësi ndalet nga Bylisi, Flamurtari 3 pikët e para





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 16/02/20 |
mapo.al

Partizani ka fituar në një transfertë të vështirë ndaj Laçit me rezultatin 1-3. Ekipi kampion i Shqipërisë mori 3 pikë të arta që e afrojnë me kreun dhe marrin fitoren e 3 radhazi nën drejtimin e Sormanit. Takimi nuk nisi mirë për të kuqtë që u ndëshkuan nga Xhixha në minutën 28′, ndërsa kundërpërgjigjja e “Demave” ishte e menjëhershme me Telushin me rezultatin 31′, ndërsa Bitri kaloi ekipin e tij në avantazh n ë minutën e 34′.


Pjesa e dytë pati sërish ritëm të lartë me kryeqytetasit që shënuan sërish një gol tjetër me “ushtar” Telushin 1-3. Ekipi i kuq tashmë ndodhet 5 pikë larg kreut të renditjes.



Bylisi ka ndalur në shtëpi Kukësin me rezultatin 1-1. Verilindorët flirtuan me fitoren, pasi goli i Mustës minutën e 30′ qëndroi në fuqi deri në minutën e 90’+4′. Mbrojtësi i Duros lëshoi një predhë që u ndal vetëm nga rrjeta kundërshtare. Kur gjithçka mendohej e kryer ishte Emiliano Mozzone që barazoi shifrat në 1-1.


Flamurtari ka shijuar fitoren e parë në Superiore. Ekipi vlonjat mposhti Luftëtarin me rezultatin 0-1 në transfertën e fundit të tabelës. Gjirokastritët u ndëshkuan nga goli i Ribajt me penallti.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas