fbpx

Kryesore

Partizani i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve





               Publikuar në : 21:02 - 17/07/19 |
mapo.al

Partizani i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve në Baku, ku është mundur 2-0 përballë Karabakut në një ndeshje ku ka prodhuar pak, por ka shpërdoruar atë mundësi që kishte me Solomon për të kaluar turin.


Po ashtu si Shkëndija e Tetovës dhe Feronikeli edhe Partizani nuk ka mundur të kalojë në fazën e ardhme të Champions League, duke u mundur 2-0 në Azerbajxhan nga Karabak, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0 në Tiranë.



Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një 45-minutësh të parë të mirë, edhe pse pa raste në portën kundërshtare, arritën ta mbajnë portën e paprekur. Por pjesa e dytë nisi keq për të kuqtë, të cilët pësuan gol në minutën e 51. Ozobic mposhti portierin Alban Hoxha.


Partizani u mundua të reagonte, megjithatë Qarabag shfrytëzoi një kundërsulm në fundin e takimit dhe arriti të shënojë edhe golin e dytë. Në fund diferencën e ka bërë cilësia individuale e lojtarëve në fushë. Pas kësaj humbje, Partizani do të luajë tashmë në Europa League.

Në Europa League e pret Sherifi i Tiraspolit

Partizani humbi 2-0 me Karabakun në transfertë dhe rrjedhimisht eliminohet nga Champions League, për ta vijuar aventurën europiane në Europa League, përballë Sherifit të Tiraspolit.

Të kuqtë, ashtu si në ndeshjen e parë në “Selman Stërmasi”, zhvilluan një lojë të organizuar mirë taktikisht, por u ndëshkuan me dy gola në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51-të, me Ozobic që i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes, duke shënuar me kokë, dhe në kohën shtesë me Quintanan, që shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë, duke mos i dhënë mundësinë e reagimit Alban Hoxhës.

Kampionët e Shqipërisë zhvilluan një pjesë të parë të mirë, madje e vunë në vështirësi portierin kundërshtar me Çinarin me një goditje nga distanca.

Pas golit të parë të Karabakut, Solomon pati një mundësi të artë përballë portierit Vanger, duke shpërdoruar një gol që mund të vlente kualifikimin. Në minutat e fundit të pjesës së dytë Alban Hoxha mbajti në lojë të kuqtë me dy pritje fantastike, por në kohën shtesë e pati të pamundur të ndalte Quintanën.

Përtej eliminimit, paraqitja e Partizanit mund të konsiderohet pozitive, pasi edhe shorti nuk ishte bujar me këtë kundërshtar.

Tashmë Partizani duhet që të mendojë për Europa League, ndërsa kundërshtari i të kuqve do të jetë skuadra e njohur moldave, Sherif Tiraspol. Në radhët e moldavëve luan edhe mesfushori me tipare sulmuese që ka spikatur te Skënderbeu dhe është pjesë e përfaqësueses sonë kuqezi, Liridon Latifi.

Tashmë Partizani ka si synim që të luajë sa më gjatë në Europa League, ndërsa skuadra pritet që të jetë më kompakte…


Etiketa: , , ,

Pas