Partizani u katapultua në vendin e parë pas fitores ndaj Skënderbeut me rezultatin 4-0, ndërsa Kukësi fitoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 4 me 2 në “Loro Boriçi”.
Shkodranët pësojnë humbjen e parë të sezonit.
Ndeshja nisi mjaft mirë për kuqeblutë që shënuan në munitën ë 3-të më anë të Dingës për 1 me 0. Ibrahimi e kthu rezultatin duke derguar ekipin e tij në dhomat e zhveshjes në 1 me 2.
Ai shënoi fillimisht pas një topi të mbetur në zonë, ndërsa më pas shënoi nga penalltia.
Goli i qetësisë u shënua nga Eze. Ky i fundit realizoi pas një gabimi të Zogovicit. Portieri gaboi në dalje, ndërsa sulmuesi nuk gaboi. Ardit Hoxhaj ngushtoi diferencën në minutën e 85′ për 2-3. Kukësi vulosi rezultatin me Limajn në 2-4.
Partizani nga krahu tjetër dominoi krejtësisht Skënderbeun. Trajneri Ilir Daja nuk u kursye ndaj ish-ekipit të tij. Jugen Bardhi gjeti golin e parë, ndërsa Mala realizoi një kryevepër për 2-0. Ai goditi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke shkundur trekëndëshin e portë.
Cardoso mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0. Pjesa e dytë pati vend dhe për golin e Solomon me rezultatin 4-0. “Demat” kapin vendin e parë me këtë fitore me pikë të barabarta ndaj Vllaznisë.
Etiketa: kukesi, partizani, Skënderbeu, Vllaznia