Sport

Partizani kërkon të rregullojë biografinë, nesër përballë sllovenëve






               Publikuar në : 22:30 - 25/06/19 |
mapo.al

Partizani vijon në Slloveni përgatitjet për përfaqësimin europian si kampion i Shqipërisë. Nën drejtimin e trajnerit të ri italian, Franco Lerda, të kuqtë po zhvillojnë nga dy seanca në ditë. Humbja shokuese 5-1 ndaj FK Sarajevo, në miqësoren e parë të kësaj përgatitoreje, ka lënë një shije të keqe te 16 herë kampionët e vendit, ndaj nuk kanë vonuar për ta vënë sërish veten në provë.


Qëllimi është për ta rregulluar disi “biografinë”. Kundërshtari i radhës i Partizanit do të jetë NS Mura. Miqësorja në fjalë do të luhet më 26 qershor, pra nesër, në orën 18:00.

Ja njoftimi i klubit kryeqytetas me këtë rast:

“NDESHJE MIQËSORE
NS MURA – FK PARTIZANI
E MËRKURË 26 QERSHOR ORA 18:00

Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë të mërkurën testin e dytë miqësor në kuadër të përgatitjeve që po zhvillojnë në Slloveni. Të kuqtë do të kenë përballë sllovenët e NS Mura, takim i cili do të luhet në orën 18:00”.

Ndërkohë, sot ka qenë ditë ditëlindjesh te “demat”. Labinot Ibrahimi dhe Renaldo Kalari kanë marrë urimet e bashkëlojtarëve me këtë rast për një shekull jetë dhe suksese të mëtejshme me fanellën e kuqe.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas