Aktualitet

Partizani mban “pishtarin” në Europë, ikin Laçi, Teuta e Kukësi






               Publikuar në : 22:17 - 18/07/19 |
mapo.al

18 korriku ka rezultuar i mallkuar për skuadrat shqiptare. Teuta, Laçi dhe Kukësi nuk kanë arritur aspak pritshmëritë, duke u eliminuar turpshëm që në raundin e parë të UEFA Europa League.


Edhe pse përballë kishin skuadra mjaft të forta, skuadrat tona treguan edhe njëherë limitet. Durrsakët fituan në takimin e kthimit me shifrat 1-0, por kjo nuk i mjaftoi për të përmbysur rezultatin e takimit të parë, 3-0 në favor të Ventspils. Dhe me rezultatin e përgjithshëm janë letonezët ata që avancojnë.

Laçi ishte ekipi që tregoi eksperiencë dhe po të mos ishte për një gol të pësuar në shtëpi, historia do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Kurbinasit barazuan 1-1 në Laç dhe u mposhtën 1-0 në Izrael nga një skuadër me mjaft eksperiencë si Hapoel Beer Sheva, por që me pak fat, do të ishte skuadra e Sulejman Starovës në raundin tjetër.

Premtimi i madh, e që besonin te përmbysja e madhe vinte nga Kukësi, por verilindorët bënë thjeshtë një flluskë në ujë. Barazim 1-1 në “Elbasan Arena”, që po të mos ishte për një gabim të Frashërit do të kishte një tjetër rrjedhë. Gjithsesi, fitorja 3-0 në Hungari qetësonte Debrecenin, që vijon rrugën drejt grupeve të Europa League.

Një skenar të ngjashëm shpreson edhe Partizani. Kampionët e vendit janë skuadra e vetme në Kupat e Europës. Të kuqtë e nisën në Champions League, gjithsesi, ajo humbje 2-0 ndaj Qarabag në “Dalga Arena” i kualifikoi në Europa League. Aty i pret Sheriff Tiraspol, por te ekipi i Lerdës janë të bindur se moldavët janë një kockë e thyeshme prej tyre.

LEXO EDHE:

Spektakli i Kallakut s’mjafton, Teuta eliminohet nga Liga e Europës

Spektakli i Kallakut s’mjafton, Teuta eliminohet nga Liga e Europës


Etiketa: , , , , , , ,

Pas