Aktualitet

Partizani merr 3 pikë të arta, Çinari mposht Laçin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 27/06/20 |
mapo.al

Partizani merr fitoren e tretë radhazi! Ekipi i kuq theu mallkimin e “Air Albanias” dhe fitoi ndaj Laçit me rezultatin 1-0.


“Demat” mposhtën kurbinasit falë golit të sulmuesit Erald Çinari të shënuar që në minutën e 11′ të sfidës.


Takimi nisi mirë për vendasit që gjetën të përgjumur mbrojtjen kundërshtare.



Një i futur nga krahu i majtë kalon pas shpinës së mbrojtjes dhe përfundoi në këmbët e Çinarit.


Ky i fundit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte drejt rrjetës për 1-0.


Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën kurbinasit u munduan të gjenin golin e barazimit. Partizani u mbrojt mirë dhe nuk i dha hapësirë miqve të mposhtnin Alban Hoxhën të rikthyer në portë.

Fitore e rëndësishme e të kuqve që afrohen më shumë me Europën. Partizani mban vendin e pestë me 47 pikë, 2 më pak se Laçi i vendit të tretë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas