Aktualitet

Partizani në tym, Sherifit i mjafti një gol për ta rrëzuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 25/07/19 |
ro ot

Partizani është mundur sot nga Sherifi i Tiraspolit 1-0 në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës.






Skuadra e drejtuar nga Franko Lerda bëri një paraqitje zhgënjyese, duke mos vënë asnjëherë në provë portierin kundërshtar. Të kuqtë pësuan një gol që në minutën e 23-të, por nuk patën as forcën dhe as grintën për t’iu kundërpërgjigjur miqve dhe me një humbje të tillë në shtëpinë e tyre, janë me një këmbë jashtë Europës.


Ndryshe nga dy ndeshjet në Champions, sot u pa në vështirësi të konsiderueshme mbrojtja e Partizanit, por mbi të gjitha mungoi organizimi i lojës dhe manovrat e shpejta në sulm. Solomon nuk i shpëtoi për asnjëherë mbrojtjes së moladavëve, ndërkohë që lënia jashtë e Asanit nuk rezuiltoi aspak efikase. Partizani nuk kishte shpejtësi dhe pothuajse asnjë vertikalizim për të qenë.







Loja nga krahët la shumë për të dëshiruar, ndërkoha që skuadra filloi të zgjatej në fushë që në pjesën e parë dhe ndonëse Lerda bëri tri zëvendësime, nuk i ndryshoi as ritmin skuadrës së tij dhe as rrjedhën lojës. Natyrisht, Sherifi është një skuadër e rrezikshme dhe me eksperiencë në Europë, por Partizani nga ana tjetër nuk mund të pretendojë që në fund të majit të largojë trajnerin, të heqë nga formacioni Atandën, Hilën, Asanin, Trashin dhe Bardhin (i dëmtuar ky i fundit) e më pas të jetë një skuadër solide dhe e qartë.




Janë ende 90 minuta për t’u luajtur dhe Partizani ka shanse për të bërë një mrekulli në Moldavi, por ndeshja e sotme la shumë për të dëshiruar. Taktikisht dhe psikologjikisht. Partizani nuk mund ta fitojë një ndeshje pa gjuajtur asnjëherë rrezikshëm në portën kundërshtare./panoramasport/



1


Etiketa: , , ,

Pas