Aktualitet

Partizani-Vllaznia “luftojnë” në fushë dhe gjejnë paqen në rezultat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:52 - 31/01/21 |
mapo.al

Sytë ishin nga Partizani-Vllaznia, skuadrat kryesuese të kampionatit që u ndanë në barazim pa gola.





Shkodranët ruajnë diferencën prej 9 pikësh me të kuqtë, ndërkohë që javën e ardhshme presin Laçin dhe do tentojnë të fitojnë dhe ta nxjerrin nga gara për titull.


Shkodranët e nisën me vrull ndeshjen me Partizanin, me Krymin që “kërcënoi” i pari dhe më pas Imeri.




Alban Hoxha ishte shpëtimtari i “demave”, ndërkohë që më pas rastet ishin të pakta dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.


Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat u ndëshkuan me kartonë të kuq, me Bitrin dhe Krymin që lanë skuadrat e tyre me nga 10 lojtarë.


Mala iu afrua golit për Partizanin në minutën e 72-të, kurse në minutat shtesë balta shpëtoi Vllazninë. 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas