Sport

“Partizanit nuk ia thyejnë dot gjunjët”, Olsi Rama i’a kthen Gjicit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 27/02/19 |
mapo.al

Partizani i sezonit 2018-2019 ka vendosur të mos replikojë me asnjë, përpos ngacmimeve apo akuzave që u hidhen, apo padrejtësive në fushë. Mbase këtu ka ndikuar drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili është shquar për qetësinë dhe maturinë e tij.


Është insistuar shumë  që drejtori i të kuqve të jepte një përgjigje për sulmin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, karshi Partizanit. Ndonëse u pyet specifikisht për presidentin e Kukësit, i cili në disa raste u ka përmendur emrin, për rastin e fundit Olsi Rama preferoi të replikojë me finesë me Gjicin, duke mos ia përmendur emrin.



Por, përdorimi i termit “gjunjë” që u tha nga Gjici në janar, e adreson qartë se me kë e ka pasur drejtori i të kuqve. Rama pranon gabimet e Partizanit në organizimin e ndeshjes me Flamurtarin, që i kërkon ndjesë, si dhe është dakord me dënimin e Disiplinës, të cilin ai premton se do të kryhet i plotë.


olsi rama

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rama deklaroi se është punë e kundërshtarëve nëse ata mendojnë që t’i rrezojnë duke i goditur me hunj gjunjëve. “Ju e dini që unë nuk preferoj të merrem me punët e ekipeve të tjera dhe sidomos me deklaratat e rivalëve, se më intereson të shikoj punët e mia dhe të kujdesem për sa ne do na mbajnë gjunjët. Nëse pastaj të tjerët mendojnë se e vetmja mënyrë për të na rrëzuar është të na godasin me hunj gjunjëve, kjo është puna e tyre. Neve me thënë të drejtën, ky fakt na shton sigurinë dhe na bën më të fortë.

I gjithë klubi i Partizanit dhe veçanërisht unë, kemi dënuar çdo lloj dhune kudo që ka ndodhur, dhe për më tepër kur ndodh në fushën tonë, të cilën ne pretendojmë ta bëjmë model për Superligen shqiptare. U distancuam menjëherë nga ajo që ndodhi, i kërkojmë ndjesë klubit të Flamurtarit që nuk treguam cilësitë tona më të mira të mikpritjes dhe pranojmë dënimin e Komisionit të Disiplinës për të luajtur të dyja ndeshjet pa tifozë.

Unë angazhohem që këtë herë mos ta shlyejmë gjysmën e dënimit me gjobë, por të mbyllim dyert e stadiumit si shenjë e vendosmërisë sonë për t’iu kundërvënë dhunës me shpresën se stadiumet tona kudo të kthehen në arena argëtimi dhe paqeje”, u shpreh Olsi Rama për “Panorama Sport”.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas