Partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka rënë të dielën pre e një vjedhjeje me vlerë gjysmë milionë dollarë. Pasi u kthye nga San Francisco, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen Giants-Phillies, Alex duket se ka konstatuar në makinën me qera mungesën e disa sendeve me vlerë.
Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë konkretisht për bizhuteri, aparat fotografik, një laptop dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat kushtojnë 500 mijë dollarë. Ata bëjnë me dije gjithashtu se policët lokalë janë tejet të angazhuar për zbardhjen e kësaj çështjeje. Sakaq nga ana e Alex-it nuk ka ende një reagim.