Moderatorja Bora Zemani është pikasur që prej daljes së saj të parë në ekran për flokët e saj të gjatë, të zinj dhe të drejtë. Mirëpo, ajo u zbuloi pak ditë më parë ndjekësve në “Instagram” se kishte vendosur të hiqte dorë prej tyre, duke treguar një fotografi ku shfaqej më flokë të shkurtër.
Në një video të publikuar së fundmi, po në të njëjtin rrjet social, parukierja e saj duket se nuk ka pranuar t’ia presë flokët, mirëpo, Bora shfaqet me një gërshërë në dorë duke i prerë vetë. “Po ju do i prisnit vetë flokët nëse parukierja juaj nuk do ishte dakord? Ja çfarë më detyroi të bëja e imja”, ka shkruar Bora krahas videos.
https://www.instagram.com/p/BvOmFfCDN-C/