Kryesore

Parukierja në Laç denoncon në Polici komshien: Prej vitesh më…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:10 - 30/04/18 |
mapo.al

Një parukiere ka denoncuar komshijen e saj të moshuar duke pretenduar se prej vitesh ajo i hedh mbeturinat në derën e dyqanit të saj.






Sipas një njoftimi që ka bërë policia për mediat, kjo sjellje e 70-vjeçares asaj i ka shkaktuar vështirësi në punë dhe probleme shëndetësore.


“Më datë 29.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen F.K, vjeç 70, banuese në Laç, pasi shtetasja P.D, vjeç 52 banuese në Laç, ka bërë kallëzim se, në mënyrë të përsëritur dhe prej disa vitesh hedh të gjitha mbeturinat nga kati i dytë i banesës ku jeton  në derën e parukerisë së saj duke i shkaktuar vështirësi në punë dhe probleme shëndetësore. Neni 277 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.







1







Etiketa: , , ,

Pas